​Autoritetet gjermane paralajmërojnë protesta mbi konfliktin në Gaza

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Brendshme gjermane paralajmëroi sot se agjencitë e sigurisë presin intensifikimin e protestave palestineze në këtë vend.

Kjo për shkak të konfliktit të fundit midis Izraelit dhe palestinezëve në Gaza, raporton Reuters.

Të mërkurën, policia gjermane arrestoi dhjetëra persona në tre qytete si të dyshuar për dëmtimin e një sinagogë, djegie të flamujve izraelitë dhe vënien flakë të një memoriali hebre.

Marketing

Disa nga të dyshuarit në incidentet e mëparshme i thanë policisë se dhuna izraelite-palestineze i motivoi ata të hidhnin gurë në sinagogë.