Shpërthen gazetari i njohur shqiptar: Jam përdorues droge 17 vite, ka plot si unë në media!

Adi Pojana, ish-banor i “Big Brother”, tashmë gazetar ka shpërthyer gjatë një intervistë televizive ndaj kolegëve dhe personazheve të njohur.

Ai ka treguar se kishte vendosur të bënte publike historinë e tij me drogën pasi nuk mund t’i fshihej të shkuarës së tij.

“Ka njerëz që shohim në media. Ne kemi fatin që i njohim. Kanë jete paralele me atë që kanë në studio. Unë nuk jam budalla që deklarova se jam përdorues droge 17 vite.

Marketing

Sepse nuk e fsheh dot historinë tim. Pija heroinë. E kam fituar betejen tim dhe jam këtu. I them personazheve, ik ore futu tek zabeli yt, mos na shit dokra këtu se na lodhët,”tha ai gjatë intervistës.

Marketing