Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani i shoqëruar nga kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, myftiu i Shkupit, Kenan Ismaili dhe përfaqësuesit e Shoqatës së Esnafit të Çarshisë së Vjetër të Shkupit, sot mbajtën pres – konferencë për zgjidhjen e problemeve aktuale për shkak të hedhjes së pakontrolluar të mbetjeve organike në prag të festës fetare Kurban Bajramit.
Drejtori Shabani theksoi që NP ,,Higjiena komunale” – Shkup çdo vit në këtë periudhë ballafaqohet me një problem vërtet të madh, që është hedhja e pakontrolluar e mbetjeve organike, me çka drejtpërdrejtë rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe ndotet ambienti jetësor.
Të gjithë ne i kemi të njohura traditat dhe adetet gjatë kohës së përgatitjes dhe kremtimit të kësaj feste të rëndësishme për myslimanët, andaj apelojmë deri te bashkëqytetarët tanë se hedhja e mbetjeve organike në sipërfaqe publike mund të shkaktojë pasoja tejet të padëshirueshme. Në këto temperatura, ky lloj i mbetjes prishet shumë shpejtë dhe është burim i infeksioneve për rrethinën e afërt. Këtë vit, NP ,,Higjiena komunale” – Shkup në më shumë lokacione në komunat e Shkupit si në Çair, Butel, Shuto Orizare dhe Saraj, do të vendos enë të veçanta në të cilat besimtarët në mënyrë të drejt dhe të kontrolluar do të mund t’i hedhin mbetjet organike, që i njëjti të mund të largohet dhe transportohet në kohë nga ana e ekipeve tona” tha i Drejtori i NP ,,Higjiena komunale” – Shkup, Abdusamed Shabani.
Ekipet e NP ,,Higjiena komunale” – Shkup mbrëmë dhe gjatë ditës së sotme, zbatuan aksion për pastrim të përgjithshëm në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, ku u bë larje manuale me automjete speciale – VAP, si dhe fshirje dhe pastrim në të gjitha pjesët e Çarshisë.