Festa e gruas, “8 Marsi” në burgun e Idrizovës

“Edhe bota të ndryshojë ose të rrënohet, një grua gjithmonë mbetet në zemër. Gëzuar 8 Marsin, nënë”. Ky mbishkrim i varur në një nga muret e burgut të grave në Idrizovë ngushëlloi dhe u dha shpresë për jetë grave të burgosura, pavarësisht dënimeve që vuajnë ato. Me rastin e 8 Marsit, Alsat qëndroi pranë grave të burgosura ku shumë prej tyre ishin në pritje të urimeve dhe dhuratave për këtë ditë të veçantë, posaçërisht nga më të dashurit e tyre si prindërit, fëmijët dhe bashkëshortët.

Marketing

Më shumë më mbështet djali im, kur më lajmërohet ai unë jam nëna më e lumtur. Luftoj aq sa mundem dhe shpresoj, shpresa vdes e fundit thonë. Shpresoj që nuk do ta vuaj gjithë dënimin, sepse të gjithë jemi njerëz, të gjithë gabojmë, është vështirë të jesh në ambiente të këtilla. Unë nuk mund ti lajmërohem nënës time sepse vetëm ato mund të na lajmërohen, por nësemë dëgjon I them Gëzuar 8 Marsin nënë, të dua shumë. Gëzuar të gjitha grave 8 Marsin”. – ka deklaruar një e burgosur.

Për një të burgosur tjetër, vuajtja e dënimit përfundon për dy muaj. Ajo tha se gjatë kohës që qëndron e mbyllur në Idrizovë asnjëherë nuk është zbehur marrëdhënia me familjen e saj.

Sigurisht që nuk është sikur në liri, megjithatë pres që të vijnë nëse munden, nëse jo të paktën të lënë diçka në portën hyrëse, ndonjë dhuratë. Kishim kurse për frizere, kemi kaluar 2-3 muaj trajnim. Këtyre ditëve duhet ta mbajmë provimin për ta marrë licencën. Ka mundësi për tu angazhuar me punë, konkretisht unë jam e angazhuar në kuzhinë dhe për larje rrobash. Ka bibliotekë, ka higjienë, kuzhinë qëndrore ku përgatitet ushqimi, kemi bibliotekë me libra kush dëshiron të lexojë, dhe kështu kalon koha”. – ka thënë një e burgosur tjetër.

8 Marsi i këtij viti do të mbetet si kujtim i fundit nga burgu i Idrizovës për një të burgosur tjetër. Ajo është nënë, gjyshe dhe vjehërr dhe thotë se nga fundi i këtij muaji do ti rikthehet familjes ku për herë të parë do të takohet me shumë anëtarë të rinj të familjes së ngushtë, nipër e mbesa nga fëmijët që ishin martuar ndërsa ajo vuante dënimin në burg.

Jam e dënuar me 3 vjet e 3 muaj. Më kanë mbetur edhe 11 ditë, deri më 19 mars. Vuaj dënimin për mashtrim, pendohem sepse fillimisht I dëmtova fëmijët e mi pastaj edhe veten dhe jam larg tyre. Ndryshe kur je me ta për çdo ditë dhe krejt diçka tjetër ëhstë kur I takon vetëm dy herë në muaj. Kam munguar në shumë gëzime, kam qenë e larguar nga familja, vajza më ëhstë martuar, më lindën tre mbesa dhe unë isha në burg dhe jo me ata”. –ka thënë njëra nga të burgosurat.
Dita e Gruas u vendos fillimisht në përkujtim të demonstratës së grave punëtore në Nju Jork.

Por përfundimisht, 8 Marsi u vendos si Dita Ndërkombëtare e Gruas, pas tragjedisë së 25 marsit 1911 në një fabrikë po në Nju Jork, ku zjarri i rënë në një fabrikë ku punonin vetëm gra shkaktoi 146 viktima, shumica e tyre emigrante. Në Ditën e Gruas protestohet dhe festohet në shumë vende të botës. Në këtë ditë organizohen demonstrata dhe evenimente dedikuar grave.

Marketing