Festa e Krishtlindjeve/ Xhaferi uron besimtarët

Të nderuar qytetarë, pjesëtarë të konfesionit ortodoks,

Marketing

Më lejoni që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut t’ju drejtoj urime të sinqerta me rastin e festës së madhe krishtere, Lindja e Krishtit – Krishtlindja. Ju uroj shëndet të mirë, paqe dhe qetësi shpirtërore, përparim personal dhe kolektiv. Festa le të jetë edhe një arsye më shumë që të ndani momente të bukura festive me më të afërmit dhe më të dashurit e juaj, çdoherë duke u udhëhequr nga mendimi i shtrenjtësisë së gëzimit dhe ngrohtësisë që gjejmë në shtëpinë tonë. Me festimin e Krishtlindjes kremtohet qëllimi i mirë, bërja e veprave të mira, solidariteti dhe humanizmi, dashuria. Kremtohet besimi se viti që e lamë pas, na mundësoi të kuptojmë se sa e brishtë është jeta e njeriut dhe sa të rëndësishëm janë uniteti dhe mbështetja e ndërsjellë. Kremtohet shpresa se në vitin e ri, nuk do të vihemi para sfidave tjera që e vështirësojnë rrugën tonë kah ardhmëria e ndritur.

Gëzuar festa e Krishtlindjes!

Me respekt,

 

 

  1. Talat Xhaferi