Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani për pretendimet për incidentin në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë të ditës së premte pas festimit të Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, vlerëson se nuk duhet nga çdo situatë të krijohen kushte për debat i cili mund të tërheq tensione ndëretnike dhe konsideron se nga ajo që ka mundur të shihet në incizimet e publikuara nuk ka asgjë më shumë se sa festimit të zëshëm.
“Nuk duhet nga çdo situatë të krijojmë parakushte për njëfarë debati i cili mund të tërheq tensione ndëretnike. Nëse me të vërtetë nuk ka pasur demolim siç kemi parë në raporte, por ka pasur vetëm festim me zë dhe duhet të konstatojmë se nuk do të ishte zgjidhje më e lumtur për një festim të tillë dhe të mësohet leksioni ndoshta për jubileun e ardhshëm”, ka thënë Osmani në emisionin e sontëm ku ishte mysafir në “Top tema” në TV Telma, lidhur me festimin e ekipit të tifozëve “Shvercerat” në TKM.
Sipas tij, nëse ka pasur gjuhë të urrejtjes dhe demolim, duhet të shihet nëse organizatori i ka ndërmarrë të gjitha masat parandaluese, por megjithatë, përsëriti, të mos paragjykohet sepse nga ajo që e ka parë në raportet televizive nuk ka asgjë më shumë se sa festimi i zëshëm. .