Festa për Distria Krasniqin përfundon me fishekzjarre

Sot, Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunimin me Departamentin e Sportit dhe Kulturës në komunën e Prishtinës kanë organizuar një festë në sheshin “Zahir Pajaziti” pasi që xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi Medaljen e Artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Marketing

Anëtari i Bordit të Komiteti Olimpik të Kosovës, Musa Selimi, tha se pas Majlinda Kelmendit, tanimë po shndrisin edhe sportistë tjerë kosovarë.

Ai tha se nga Tokio 2020 presin edhe medalje tjera, ndërsa uroi të gjithë shqiptarët për triumfin e Distria Krasniqit.

“Pas Majlindës po shndrisin edhe yjet tjerë. Po shndrit një yll i cili sot i dha botës një kampione të vërtetë. Presim podium edhe Majlindën, Norën, Lorianën, Akilin, Egzon Shalën, Musa Hajdarin, Donjeta Sadikun dhe shpresojmë të kthehemi me numër më të madh të medaljeve pas disa ditëve”, tha Selimi për KP, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Selimi tha se vlerat olimpike po shndrisin në Kosovë dhe se rinia kosovare po demonstron që shteti i Kosovës pka yje, njerëz me zemër të madhe që po e përfaqësojnë denjësisht.