Festa për zbulimin e gjinisë së bebit kthehet në tragjedi/ Rrëzohet avioni, vdes piloti

Një festë në Meksikë për zbulimin e gjinisë së fëmijës që priste një çift i ri përfundoi në tragjedi.

Marketing

Sipas mediave të huaja, organizatorët kishin zgjedhur që të zbulonin gjininë e fëmijës me anë të një aeroplanit, porky është momenti i tmerrshëm kur aeroplani rrëzohet duke vrarë pilotin.

Në pamjet filmuar nga një mysafir i festës, shfaqet një avion i përgatitur për të kryer zbulimin e gjinisë së bebit. Ndërsa avioni i vogël afrohet, lëshon tym rozë për të nënkuptuar që çifti, nga San Pedro, Meksikë, do të bëhet me një vajzë dhe më pas devijoi duke u rrëzuar në tokë.

Megjithatë, të pranishmit e ngjarjes dukeshin të pavëmendshëm ndaj tmerrit që ndodhi mbi kokat e tyre dhe vazhduan të festonin zbulimin e gjinisë. Fotot e mëvonshme për t’u publikuar zbuluan pilotin 32-vjeçar, i quajtur Luis Angel N., i shtrirë në rrënojat. të aeroplanit para se të dërgohej me urgjencë në spital, ku vdiq, raportojnë mediat lokale.

Tragjedia është bërë virale në internet dhe shikuesit patën reagime të ndryshme ndaj sjelljes së pakujdesshme nga frekuentuesit e festës.

Në vitin 2021, zbulimi i gjinisë së një çifti nga Kalifornia përfundoi në ndezjen e një zjarri i cili dogji më shumë se 7000 hektarë tokë.