Festat e fundvitit, fluks i madh në portin e Durrësit

10 180 pasagjerë dhe 2326 automjete kanë hyrë në vendin tonë, vetëm përgjatë fundjavës nëpërmjet Portit të Durrësit.

Marketing

Ndërkohë, 1771 qytetarë me 231 automjete kanë kanë udhëtuar nga Porti i Durrësit drejt brigjeve italiane nëpërmjet transportit detar përgjatë këtyre dy ditëve.

Dy tragete kanë mbërritur sot paradite nga Bari në portin e Durrësit, ndërsa në mbrëmje priten edhe dy tragete të tjerë me udhëtarë dhe automjete.
Sipas burimeve portuale, gjatë 72 orëve të kaluara të gjithë tragetet kanë lundruar jashtë grafikut dhe orareve të paracaktuara për shkak të motit të keq dhe detit të trazuar.

Që nga dita e premte deri në mbrëmjen e së dielës, tragetet kanë kryer 12 lundrime gjithsej, 9 nga të cilat nga/drejt Barit, ndërsa tre të tjerët në Ankona dhe Ravena.

Në Qendrën e Informacionit të Autoritetit Portual Durrës mësohet se në dispozicion të lundrimeve të fundvitit janë gjashtë tragete, të cilët përveç grafikut të ditëve të zakonshme do të kryejnë edhe lundrime shtesë