Festat e fundvitit, Ganiu dhe Limani shpërndanë pako në kopshtin “Fidani”

Sot, në Kopshtin “Fidani”, pata kënaqësinë të merrja pjesë në një ngjarje festive me Ministrin e Politikës Sociale, z. Fatmir Limani, Drejtoreshën e kopshtit, znj. Gezime Bakiu, stafin edukativ dhe fëmijët. Ky ishte një moment i veçantë, ku shpërndamë pako festive dhe ndamë gëzim me fëmijët.

Marketing

Si Kryetar i Komunës së Çairit, jam krenar për përkushtimin e stafit të kopshtit në krijimin e një ambienti të sigurt dhe edukativ për fëmijët tanë. Fëmijët janë e ardhmja jonë, dhe ne do të vazhdojmë të investojmë për zhvillimin e tyre.

Uroj që ky vit i ri të sjellë shëndet, lumturi dhe mundësi të reja për të gjithë fëmijët dhe familjet e Çairit. Gëzuar Festat e Fundvitit! https://www.facebook.com/share/p/1BMAz16W84/

Marketing