Festë e madhe në Itali – Napoli ia rrëmben nga duart titullin Interit, ‘shpërthen’ stadiumi “Diego Armando Maradona”

Napolit tashmë dhe zyrtarisht e ka fituar titullin e Serie A, në një rivalitet të ngushtë prej një pike që e kishte me Interin.

Marketing

Napoli e mposhti Cagliarin me rezultatin final në 2:0, rezultat ky që ia mundësoi napolitanëve ta festojnë titullin në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Kontribut në këtë ndeshje dha edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani i cili asistoi te goli i dytë që e shënoi, Lukaku.

Interi në anën tjetër arriti fitore ndaj Comos me rezultat po të njëjti si Napoli, por që nuk mjaftoi të shpallen kampion.