Një ndër familjet më të dashura për publikun shqiptar është padyshim familja Muqiqi, familja e këngëtarëve të mirënjohur të estradës.
Në këtë familje sot shënon një datë e rëndësishme, Albiona, vajza e madhe e Nysret Muqiqit dhe Merita Spahiut, feston ditëlindjen.
Merita i dedikoi asaj një urim të veçantë me një fotografi të bukur.
“Urime ditelindjen drita e syve te mi,gjithqka qe do te shkruaj per ty,nuk do te mjaftojne qe ta pershkruajn dashurine qe kam per ty.Urime zemra ime,e paq shendetin dhe lumturine e gjithe botes.Te dua pafundesisht”, shkroi ajo krahas fotografisë.
Edhe Nysreti e uroi vajzën me fjalët më të mira.
“Urime ditelindjen zemra ime ,te don babi shume”, shkroi këngëtari i mirënjohur.
Urime të veçanta nuk munguan as nga vëllai Albatriti dhe motra Enea.
“Urime ditëlindjen motër, je personi më i veçantë, i hareshëm dhe me zemrën më të mirë që njoh. Ti i meriton të gjitha të mirat. Të dua shumë!”, shkroi Enea krahas fotografisë.
Një urim të veçantë i dedikoi edhe kunata e saj, Egzona, duke i dëshiruar shëndet dhe lumturi, përcjell rtv21.
Edhe Albiona ka trashëguar talentin e prindërve dhe vëllait për muzikë. Albiona me disa postime ka dëshmuar se ka një zë të veçantë edhe pse nuk e kemi parë me ndonjë projekt.