Festë në Otava për mbylljen e fast-food-it më të dhunshëm në Kanada

Mijëra qytetarë u mblodhën në Otava të Kanadasë këtë fundjavë për të shënuar me një manifestim mbylljen e fast-food-it më të dhunshëm në vend.

Marketing

Marshimi “Rideau McDonald’s Farewell” shënoi mbylljen e dyqanit të  McDonald, i cili për vite me radhë u bë arenë e sherreve të dhunshme të njerëzve që pinin në lokalet pranë, prej të cilave policia mori qindra telefonata për të ndërhyrë për sa kohë ai që qëndroi hapur.

Në vitin 2013 ky fast-food u njoh globalisht kur një video që u shpërnda në rrjetet sociale tregonte një burrë që nxori një rakun nga poshtë këmishës së tij gjatë një sherri të dhunshëm.

Personat që morën pjesë në marshim ishin të veshur me kostume të ndryshme madje dhe si Ronald McDonald  dhe mbanin në duar tabela që lexonin “Farëell, Adieu”.