Vazhdon rekonstruimi i stacionit Hekurudhor-Tetovë.
Këtë e bën të ditur drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili i cili në publikimin e tij në fejsbuk sjell pamje nga ky stacion,me standarde bashkëkohore.
Ja postimi i plotë i Halilit:
Çati tërësisht e renovuar
Tualete të reja për 3 kategori në hapësirën pritëse.
Kamera që mbulojnë 360° të hapësirës vrojtuese të stacionit.
Trasa e hekurudhës e rikonstruar me pragje dhe zhavor të ri
Fasadë tërësisht e re dhe e izoluar
Projekt i ri për parkun e stacionit të hekurudhës: ndriçim, gjelbrim, fontana, rrugica për këmbësorë, pemë.
Parking i asfaltuar dhe i markuar me ngjyrë.
Vendosja e trarit të parkingut.
Zyra të reja.
Orë të madhe tradicionale etj – thotë Halili.