Festimet e Vitit të Ri/ Mjekët: Kujdes me alkoolin!

Festimet e natës së vitit të ri kanë mobilizuar institucionet e shtetit. Shërbimet e Ndihmës së Shpejtë do të kujdestarojnë në gjithë kryeqytetin, ndërsa vetëm në Qendër të Shkupit do të jenë tre ekipe kujdestare të shpërndara të cilat do të intervenojnë në rast të incidenteve. Mjekët rekomandojnë për kujdes me konsumimin e alkoolit. Ekipet mjekësore do të jenë të ndara në më shumë pika, si në Karposh, në poliklinikën Jane Sandanski, në Çair, në Çento, edhe në Draçevë. Kemi edhe poliklinikat kujdestare që punojnë gjatë festave dhe të dielave që do punojnë gjithë kohës si dhe gjatë 1 janarit ku orari i tyre do të përfundojë më 2 janar në mëngjes. Marrë parasysh se pritet që numri i qytetarëve që do dalin të presin vitin e ri në Qendër do jetë i madh, ne do të kemi 3 ekipe mjekësore të cilat do jenë të stacionuara në Qendër. Një ekip do jetë e vendosur prapa skenës nga ora 8.00 deri në përfundimin e ngjarjes, ndërsa dy ekipet tjera, njëra te Porta Maqedonia dhe tjetra te kafe Trend nga ora 22.30 deri në orën 00.30- deklaroi Milica Buballan, Shtëpia e Shëndetit Shkup – Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

Marketing