Festimet në Argjentinë, rrezikohet jeta e Messit dhe shokëve (VIDEO)

Për pak janë kthyer në tragjedi festimet e ekipit të Argjentinës në atdhe për fitoren e kampionatit botëror të futbollit në Katar.

Marketing

Messi, Di Maria, Otamendi, Paredes dhe De Paul kanë rrezikuar seriozisht jetën teksa po parakalonin në rrugët Buenos Aires me autobus për të përshëndetur tifozët që kishin mbushur rrugët e kryeqytetit.

Futbollistët ishin ngjitur në majë të autobusit, kur ai po ecte poshtë një kablloje energjie që kalonte nga njëri cep i rrugës te tjetri. Kablloja kaloi thuajse mbi kokat e kampionëve të cilët e panë në moment të fundit dhe u detyruan të përkuleshin për të shmangur një rrezik të mundshëm.

Ndërkohë që kryeqytetit argjentinas tashmë është në festë me miliona njerëz që kanë dalë në rrugë për të përshëndetur heronjtë e futbollit. https://twitter.com/elchiringuitotv/status/1605108858451533824?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1605108858451533824%7Ctwgr%5E51a66bf8759be51b8014af44381c53d435b20177%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fopinion.al%2F%3Fp%3D977092