Festimet për 22 nëntorin, A-B-C zë vend në sheshin Skënderbe në Shkup

Nga komuna e Çairit thonë se ky shesh përshkruan rrugëtimin e popullit tonë në mbrojtje të gjuhës dhe kombit. Shkronjat e shqipes përkujtojnë edhe sakrificën e bijve më të mirë të kombit për t’i mbrojtur ato.

Marketing

“Kështu do t’u ndihmojmë gjeneratave të reja të kuptojnë peshën e shkronjave dhe gjuhës në rrugëtimin e tyre të përparimit, kështu do të ngulisim në mendjen e tyre dashurinë për atdheun dhe do të ruajmë përjetësisht kujtesën e çmuar historike përplot heroizëm. Qoftë e pashuar jehona e këtyre shkronjave në Shkupin tonë”,- tha kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Kontributi i komunës për të ruajtur vlerën e gjuhës nuk mbetet vetëm me vendosjen e këtij simboli. Në buxhetin për vitin e ardhshëm janë ndarë mjete për bibliotekën komunale, që do të jetë në shërbim të nxënësve, studentëve dhe qytetarëve.