Festimi i Ilindenit në Krushevë, Pelince dhe Shkup

Me një sërë ceremonish dhe manifestimesh nën slloganin “Lufta vazhdon”, sot do të shënohet 121 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës dhe 80 vjetori i mbledhjes të Parë të KAÇKM-së. Manifestimi qendror për shënimin e Ilindenit – Ditës së Republikës do të mbahet në Krushevë dhe në vendin e Meçkin Kamen, ku do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Marketing

Kështu me një varg ceremonish sot në Krushevë do të shënohet 121-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevës. Delegacionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të marrin pjesë në të gjitha manifestimet e parashikuara me programin shtetëror për shënimin e festës shtetërore 2 Gushti.

Në ora 18:45 në qendër të Krushevës, para kishës “Shën Nikolla”, do të priten kalorës nga e gjithë Maqedonia. Krushevasit tradicionalisht do t’i presin me bukë e kripë përkrahësit e traditave nga ditët e Ilindenit.

Aktiviteti do të pasohet me fishekzjarre të pasura, një program kulturo-artistik dhe një sulm i improvizuar ndaj Krushevës, si kujtim i ditëve të Ilindenit dhe Republikës së Parë të Ballkanit.

Festimet qendrore të 121-vjetorit të Kryengritjes së Ilindenit dhe Republikës së Krushevit janë më 2 gusht. Homazhe për presidentin e Republikës së Krushevës, Nikolla Karev, për luftëtarët e rënë dhe përkujtimore do të mbahet në kishën “Shën Nikolla” në Krushevë.

Festimi qendror është në Meçkin Kamen (Guri i Ariut) nga ora 12:30, ku do të mbajë fjalim kryeministri Hristijan Mickoski.

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova më 2 gusht të këtij viti do ta shënojë Ditën e Republikës në Qendrën Përkujtimore të KAÇK-së në Pelincë, ku do të mbajë fjalim dhe më pas së bashku me Aleksandar Vuçiq do të vizitojnë manastirin “Shën Prohor Pçinski”.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të jetë në Shkup, gjegjësisht do të marrë pjesë në manifestimin përkatës në Kala, ku do të mbajë fjalim.