Festimi i Rashford me simbolin e shqiponjës, hap debat në rrjetet sociale(Foto)

Në ndeshjen mes Manchester United dhe Chelsea, ishte Rashford që zhbllokoi rezultatin me anë të një penalltie. Por në rrjetet sociale po komentohet edhe festimi i 21 vjeçarit pas shënimit të golit. Pasi tregoi fanellën e United, Rashford festoi duke formuar me duar simbolin e shqiponjës.

Marketing

Në Twitter, të shumë janë tifozët që pyesin përse lojtari i Kombëtares së Anglisë zgjodhi pikërisht këtë simbol për të festuar.

Festimi me shqiponjë u ‘ndërkombëtarizua’ në Botërorin 2018, kur në ndeshjen kundër Serbisë dy futbollistët shqiptarë, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, i festuan golat me këtë simbol. Ata u dënuan nga FIFA për festimin me 10 000 franga zivcerane.

Marketing