Festina Murturi është shndërruar në një ndër emrat më të përfolur të industriss së modes në vend. Emrin e saj e përmendin këngëtare e bukuroshe të ndryshme, por edhe shume kilente të kënaqura, të cilat ndihen mrekullueshëm në kreacionet e saj unike.
Dizenjatorja e modës Festina Murturi, është bërë tejet e ndjekur edhe në Instagram, aty ku prezanton një pjesë të mirë të punës së saj, që janë kryesisht fustane glamuroz, modelesh të ndryshme e mbreslënëse.
Festina tregon se kjo sezonë është “full” për të, andaj përditë ajo dhe ekipi i saj realizojnë modele të reja. Dizenjatorja tregon se këtësezon janë kërkuar ngjyrat e lehta, ajo nude, por pa lënë anash as të zezën.
Brendi Festina Murturi njihet edhe për krijimin e fustanëve shkëlqyes për vajza të vogla. Të gjitha princeshat e vogla të mamit dhe babit, vishen tek Festina, e cila goditi me koleksionin për fëmijë, “Briller”.