Festivali Folklorik ndërkombëtar “FOLK FEST” 2024 mahnit publikun!

Si asnjëherë më parë, këtë vit Shkupi ka tubuar ne një vend një numër te madh te traditave dhe kulturave nga e gjithë Bota.
Kjo u arrit falë organizimin profesional të festivali “FolkFest”.
Për 4 dit radhazi me programe te larmishme te Ansambleve nga Gjorgjia, Turqia, Meksiko, Qipro Veriore, Polonia, Lituania, Bulgaria, Mali i Zi, Malta, Gjermania, Kosova, Hungaria, Kroacia, Romania dhe Spanja kanë performuar në Qendrën e Shkupit me ç’rast kryeqendra u shndërrua në një qytet kulturor i “pushtuar” nga kultura të ndryshme nga gjithë bota. Prania e madhe e publikut,
Brohoritje, duartrokitje, emocione, vallëzim, këndim, të gjithë këto e bën që ky festival ene veçanti edicioni i sivjetem të ngelet i paharruar dhe i veçantë.
Me qenë se festivali kishte karakter garues Juria Profesionale ndau çmimin e parë për Bullgarin, të dytin për Kroacinë dhe çmimin e tretë për Romanin.
Festivali “FolkFest” është i vetmi festival në shtetin tonë që ka arritur ti grumbullon 650 artistë në një vend apo 15 shtete nga e gjithë bota. Shpresojmë që vitin e ardhshme ky festival të ruaj traditën tanimë të krijuar duke marre pjese edhe shtete të cilat nuk janë prezantuar ne edicionet e kaluara.
Shihemi edhe më fuqishëm në edicionin e 7 në vitin 2025.

Marketing

Me respekt
Stafi organizativ i festivalit “FOLK FEST”.

Marketing