Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka pritur sot në hapësirat e komunës valltarët dhe koreografët e Shoqërive Kulturore Artistike nga vendi, Turqia, Lituania Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova pjesëmarrëse në Festivalin Folklorik “Saraj-Fest – 2019”, që organizohet nga Shoqëria Kulturore Artistike “ Drita e Dërvendit” në bashkëpunim me komunën e Sarajit.
“Në kontinuitet Komuna e Sarajit angazhohet dhe kontribuon në kultivimin e vlerave kombëtare, duke mbështetur aktivitete kulturore, arsimore dhe sportive. Kultura është pjesë e zhvillimit të shoqërisë dhe një segment i rëndësishëm kombëtarë. Komuna e Sarajit, në vazhdimësi ka mbështetur Shoqëritë Kulturore Artistike në forma të ndryshme, mbështetjet e tilla nuk do të mungojnë as në të ardhmen”, theksoi kryetari Bexheti.
Kryetari Bexheti ka pranuar lëvdata të shumta nga mysafirët për mbështetjen që ju jep shoqërive kulturore artistike për çdo vit.
Gjithashtu të gjitha Shoqërive Kulturore Artistike që ishin mysafir ju dhuroi mirënjohje në shenjë respekti dhe ju dëshiroj që të kalojnë çaste të mrekullueshme në festival.