‘Festivali i rrushit të Bojanës’, Bexheti: Mbështetje për vreshtarët

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti sot mori pjesë në edicionin e pestë të festivalit të Rrushit të Bojanës, i cili organizohet çdo vjet nga ZIP Institut, Agim Selami, Komuna e Sarajit dhe sponzorizimi privat nga afaristë që veprojnë në këtë komunë.

Marketing

Në këtë event të pranishëm ishin edhe ambasadori Hungarez z. Laslo Duks, ambasadori Sllovak z. Henrik Markus, ambasodori Shqipëtar z. Fatos Reka, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje z. Bekim Rexhepi, Sekretari shtetëror në Ministrinë e Bujqësisë z. Rexhail Ismaili, z. Hamim Dauti, z. Imer Selmani, z. Hashim Ajdini, z. Mujdin Ibrahimi dhe shumë personazhe nga fusha të ndryshme të interesuar për festivalin.
Përveç mbështetjes finansiare për organizimin e festivalit, Kreu i Sarajit Bexheti tha se planifikon mbështetje edhe për vreshtarët e kësaj zone dhe institucioni komunë të jet urë lidhëse ndërmjet vreshtarëve dhe Ministrisë së bujqësisë që të mund të shfrytëzojnë subvencionet për mbjellje dhe beneficione tjera nga shteti, me qëllim që të risim prodhimin e rrushit por të stimulojmë edhe vreshtarë të ri.

‘I uroj të gjithë për organizimin e shkëlqyeshëm të festivalit dhe shpresojmë që të vazhdoj tradita për evente të këtilla ku promovohen prodhime agrokulturore nga komuna jonë’ thotë Bexheti .