Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, një numër i madh i qytetarëve pritën ndërrimin e viteve në sheshin “Maqedonia”, të cilët u argëtuan nga ylli i muzikës nga Ballkani, Dino Merlin, si dhe grupe të tjera të tilla si “Gypsy Groove” dhe “Superhiks”.
Festimet e Vitit të Ri në sheshin “Maqedonia”, ku aktivitete të ndryshme janë zhvilluar tashmë që tre javë, janë organizuar nga Qyteti i Shkupit.
Gjatë kësaj periudhë tre-javore, në shesh ka mbizotëruar një atmosferë festive, si dhe rritje e dukshme e frekuentimit të qytetarëve, nga shkaku i shtëpive prej druri “Winterland”, ku gjatë gjithë kohës janë ofruar suvenire të punuara me dorë, libra, dekorime dhe dhurata të ndryshme për Krishtlindje, si dhe specialitete gastronomike dhe pije të ngrohta. /AA/