Feston golin me shqiponjë, kosovarja e kombëtares suedeze rrezikon penalizimin

Simboli ynë kombëtarë i shqiponjës dykrenare i imituar shpesh nga personazhet publik de jo vetëm, vazhdon të jetë një problem në ambientet sportive.

Marketing

Pas ngjarjeve të kampionatit botëror, për mënyrën e festimit të Xhakës e Shaqirit me gjestin e shqiponjës me duar në fitoren kundër Serbisë, një tjetër gjest i ngjashëm ka bërë jehonë në botën e futbollit, këtë herë në eliminatore e kampionatit botëror për femra.

Kosovare Asllani është një futbolliste me orgjinë shqiptare që luan për përfaqësuesen e Suedisë. Asllani shënoi golin e 3-të në fitoren 3-0 përball Ukrainës që luajti Suedia mbrëmjen e djeshme dhe ka zgjedhur këtë mënyrë festimi.

Gjesti ka bërë jo pak zhrumë edhe në mediat vendase në Suedi megjithatë në një deklaratë të saj Kosovare Asllani sqaron.

“Gjesti është një shenjë falenderimi dhe respekti për Kosovën, vendi nga kam unë origjinën. Kjo nuk ka asnjë lidhje me politikën, unë doja gjithashtu të përshëndesja nipin tim nëpërmjet atij gjesti, diçka krejtësisht spontane, jo e planifikuar. E përsëris edhe një herë që nuk ka lidhje me politikën, madje më habit fakti që mediat e konsiderojnë dicka politike”, u shpreh Kosovare Asllani.

Ndërkohë më pas Kosovaren e pyesin nëse i trembet faktit që mund të gjobitet, ndërkohë ajo i përgjigjet duke qeshur: “Le ta mbajnë rrogën time, pa problem”.

Marketing