Fetai: BDI është për shqipen e “20 përqindëshit”, ne interesohemi që ky definicion nënçmues të hiqet

Pas mbledhjes historike midis qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në Prishtinë, opozita shqiptare BDI, në mënyrë skandaloze kundërshton memorandumet e nënshkruara, njëherit duke e quajtur këtë mbledhje si antishqiptare. Ata shfaqen shumë të nervozuar sepse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e shpalosi gënjeshtrën e madhe të BDI-së ndër vite se kinse gjuha shqipe në Maqedoni është zyrtare.

Marketing

Zëvendëskryeministri, Arben Fetai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se nëse BDI është e kënaqur me ligjin aktual për gjuhët ku shqipja është gjuhë e 20 përqindëshit, VLEN është e interesuar që ky definicion nënçmues për shqipen të hiqet. Sipas tij, VLEN në qeveri do të kërkon status të veçantë për gjuhën shqipe, dhe jo ta lënë të sakatosur siç e ka lënë BDI.

“Nëse ju, si opozitë, jeni të kënaqur me ligjin për gjuhët që e keni hartuar vetë, atëherë lum për ju, opozita e 20%. Ne, shqiptarët, kërkojmë heqjen e 20% dhe status të veçantë për gjuhën shqipe, jo ligj të përgjithshëm për gjuhët. Për 22 vite nuk e keni realizuar këtë, dhe për këtë duhet të ndiheni të turpëruar. Tani, pretendoni se jeni të shqetësuar nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por mos harroni se edhe gjyqtarët aktualë janë emëruar gjatë mandatit tuaj dhe me votën tuaj. Jeni të ligë, të parashikueshëm dhe të lexueshëm në përpjekjet tuaja për të krijuar tensione midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Por, duhet ta dini: nuk do të ketë kriza, as të brendshme dhe as të jashtme. Përgatituni të përgjigjeni për milionat që keni përvetësuar në emër të patriotizmit!”, ka shkruar Fetai.

Marketing