Fetai kërkon arrestimin e Gruevskit. Ja arsyeja

Prokurorja Speciale Fatime Fetai ka kërkuar që Nikolla Gruevski, i akuzuar në lëndën “Shuplakat në Qendër” të arrestohet, për shkak vonesave që i bën në seancat gjyqësore. Gruevski sot u vonua 20 minuta.

Marketing

“Ai nuk po ju respekton juve i nderuar gjykatës, jo neve prokurorëve. Dërgoni polici le ta kërkojnë, kaluan 20 minuta që po e presim të gjithë në gjykatë”, ka thënë prokurori tjetër special Gavril Bubevski, njofton Shenja.

Në atë moment në gjykatë hyri i akuzuari Gruevski, ndërsa gjykatësi Dushan Josifov vetëm e paralajmëroi se shumë po vonohet dhe tha se kjo nuk po ngjason me në asgjë.

Marketing