Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka pritur Ambasadorin e ri të Italisë, Paolo Palminteri.
Zëvendëskryeministri Fetai, ka shkruar se kishte kënaqësinë ta zhvilloj një takim të ngrohtë me Ambasadorin e sapoemëruar të Italisë në vendin tonë, Paolo Palminteri.
Fetai ka shkruar se ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe i ka dëshiruar një mandat të suksesshëm.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Italisë ndaj integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer ndërmjet vendeve tona në të gjitha nivelet. Poashtu, e falenderova Ambasadorin Palminteri për përkrahjen tejet të rëndësishme të Italisë në mjekimin e pacientëve të lënduar në tragjedinë e Koçanit”, ka shkruar Fetai.
Fetai gjithashtu ka kumtuar se me Ambasadorin e ri të Italisë kanë rënë dakord të punojmë së bashku për të thelluar më tej këtë bashkëpunim të suskseshëm, me theks të veçantë në politikat kundër korrupsionit, hetimet financiare dhe konfiskimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.