Fetai në takim me artistët dhe punonjësit e Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, sot, së bashku me zëvendës ministrin e Kulturës dhe Turizmit, z. Sedat Sulejmani, mirëpritën në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut punonjësit dhe artistët e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe për të kremtuar zgjidhjen e statusit të tyre të punësimit.
Ky është një moment i rëndësishëm, i cili jo vetëm që përmirëson një padrejtësi të madhe, por edhe shënon një hap të rëndësishëm në zhvillimin dhe forcimin e këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare, thekso Fetai në fjalën e tij përshëndetëse.
Nënkryetari i Qeverisë Fetai shprehu mbështetjen e artistëve dhe zhvillimit të kulturës duke shhtuar se kultura është pasuri kombëtare, dhe angazhimi i Qeverisë është i palëkundur në përforcimin e Ansamblit duke ruajtur trashëgiminë e pasur kulturore dhe duke krijuar hapësira për energji të reja dhe ide inovative.
Zotri Fetai falënderoj të gjithë artistët dhe punonjësit që me talentin dhe përkushtimin e tyre mbajnë gjallë traditën tonë. Le të punojmë së bashku për një të ardhme ku kultura shqiptare do të ketë një rol qendror në identitetin kombëtar dhe do të frymëzojë brezat që do të vijnë!

Marketing
Marketing