Fetai: Nuk besoj se dikush do të guxonte pa njohurin time të ma prek kompjuterin

Prokurorja Fatime Fetai në një deklaratë për “Skopje1.mk” thotë se ajo nuk beson se dikush do të guxonte pa njohurinë e saj për të prekur kompjuterin e saj zyrtar në Prokurorinë Speciale Publik. Ajo tha se për “fshirjen forenzike” e të dhënave në të gjitha kompjuterat e PSP me urdhër të Katica Janeva e ka mësuar nga media, përcjell FLAKA.

Marketing

“Unë nuk mendoj se dikush do të guxonte, pa dijeninë time, të preket në kompjutorët ose në zyrën time. Jam me pushime deri në mes të gushtit, por të hënën do të shkoj në PSP dhe atje do të informohem se çfarë po ndodh, sepse askush zyrtarisht nuk më ka informuar. Kam dëgjuar për këtë nga media”, thotë Fetai.

Kërkesa e Janev për fshirje të kompjutorëve ndodh në një periudhë gjatë së cilës Prokuroria Publike e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin heton rastin “Reket”.

Marketing