Fetai revoltohet me Janevën: Nuk jam e dyshuar që të më kontrollojnë në çdo hyrje dalje

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike Fatime Fetai ka konfirmuar shkrimet se Prokurorja Speciale Katica Janeva ka kërkuar që të kontrollohen në hyrje dhe dalje të objektit të PSP-së, të gjithë prokurorët.

Marketing

Ajo në një deklaratë për TV24 ka deklaruar se në hyrje të ndërtesës është ndaluar nga një polic i cili është thirrur në urdhër të Katica Janevës.

“Unë jam prokurore e cila punon tani më katër vite, dhe jo e dyshuar që të më kontrollojnë në çdo hyrje dhe dalje. Në kthim nga pauza rreth orës 13.00 më ndaloi polici dhe më tha se nuk mund të hyjë pa më bërë kontrolle në çantën time. Ai u thirr në urdhër që sot është lëshuar nga Katica Janeva”, ka thënë Fetai, për TV24.

Marketing