Fetai: “Shteti i së drejtës është themeli i së ardhmes sonë”

Sot, gjatë takimit të Komitetit të Punës për Strategjinë Zhvillimore Kombëtare 2024-2044, Zëvendëskryeministri Arben Fetai në fjalën e tij theksoi rëndësinë e shtetit të së drejtës si bazë për një shoqëri demokratike, të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

Marketing

“Shteti i së drejtës nuk është vetëm një parim, por është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja jonë. Pa një sistem drejtësie të pavarur, transparent dhe të paanshëm, zhvillimi i qëndrueshëm është i pamundur,” tha Fetai.

Fetai shprehu shqetësim për sfidat e vazhdueshme, si ndërhyrjet politike në sistemin gjyqësor, vonesat në rastet gjyqësore dhe mungesën e efikasitetit nga ana e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai theksoi se raporti i fundit i Komisionit Evropian për vendin tonë është një thirrje e qartë për veprim të menjëhershëm.

Nënkryetari Fetai kërkoi bashkëpunim të ngushtë midis institucioneve, komunitetit akademik dhe partnerëve ndërkombëtarë për të adresuar këto sfida dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie të besueshëm dhe të qëndrueshëm.

“Është koha për veprim të guximshëm, për reforma reale dhe të matshme. Suksesi ynë varet nga angazhimi ynë për të ndërtuar një shtet ku drejtësia dhe zhvillimi ecin krah për krah,” përfundoi Fetai.

Marketing