Fetai takoi shefen e zyrës së UN Women në Shkup

Zëvendëskryeministri përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, takoi sot shefen e zyrës së UN Women në Shkup, Vesna Ivanoviq Kastarede.
Në takim, Ivanoviq Kastarede informoi për aktivitetet e deritanishme të UN Women, me fokus të veçantë se si korrupsioni ndikon ndryshe te gratë.
Zëvendëskryeministri Fetai falënderoi për punën e deritanishme të UN Women në Shkup, e cila ndihmon në arritjen e qëllimeve të përbashkëta.
Fetai njoftoi mysafirët për prioritetet e ardhshme të kabinetit, si lufta kundër korrupsionit, plani strategjik për qeverisje të mirë me komponentë të inkorporuar gjinore, forcimi i transparencës së institucioneve dhe përmirësimi i bashkëpunimit me sektorin civil.
Të dyja palët diskutuan gjithashtu edhe për bashkëpunimin e mundshëm në të ardhmen. UN Women premtoi mbështetje të vazhdueshme për përmbushjen e angazhimeve kombëtare për barazinë midis grave dhe burrave, si pjesë e bashkëpunimit për të përafruar me standardet evropiane dhe Acquis gjinore të BE-së.

Marketing
Marketing