Fetai uron zëvendëskryeministrin e ri të Belgjikës, Prévot një lider viziona
Zëvendëskryeministri Arben Fetai, ka uruar zgjedhjen e Maxime Prévot, si ministër i Jashtëm i Belgjikës dhe zëvendëskryeministër. Fetai ka shkruar se Maxime ka qenë një kryebashkiak i jashtëzakonshëm për qytetin e Namurit, një lider vizionar si kryetar i partisë “Les Engagés” dhe politikan që promovon diversitetin dhe bashkëjetesën. “Tani, në rolin e tij të ri në qeverinë federale, jam i bindur se do të vazhdojë të punojë me të njëjtin përkushtim për një Belgjikë më të fortë dhe një diplomaci më të fuqishme. Shqiptarët në Belgjikë dhe kudo e vlerësojnë miqësinë dhe mbështetjen e tij, dhe jam i sigurt se do të jetë një zë i fuqishëm për vlerat që ndajmë. Suksese Maxime në këtë detyrë të rëndësishme!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.