FFM dorëzoi autoambulancat në pronësi të Spitalit të Shkupit

Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini dhe nën-kryetari i federatës, Lazar Rakixhiev drejtorit të Klinikës për sëmundje kirurgjike, dr. Luben Arsenkov dhe drejtorit ekonomik, Nermin Shaqiri u dorëzuan auto-ambulancat plotësisht të përshtatura për këtë qëllim. Të njëjtat janë të markës CITROEN JUMPER dhe FFM të njëjtat i bleu për Klinikën për sëmundje kirurgjike ‘Shën Naumi i Ohrit’. Të përballur me pasojat e krizës shëndetësore dhe duke pasur parasysh seriozitetin e situatës në të cilën gjenden qytetarët e vendit, por para se gjithash gjendjen e të punësuarve në repartet shëndetësore, FFM vendosi që sadopak të zbusë gjendjen duke siguruar si donacion të auto-ambulancat.

Marketing

Përveç donacionit me përmbajtje tre auto-ambulanca, Federata e futbollit të Maqedonisë vendosi mos të shfrytëzojë të drejtën e kthimit të tatimit për donacione dhe dhurata, që në këtë rast kap vlerën e 18% nga vlera e përgjithshme e tre auto-ambulancave dhe këto mjete gjithashtu orientohen në luftën me virusin COVID-19.

“Thjesht, ky është momenti dhe koha kur të gjithëve na kujton se shëndeti i njerëzve është më i rëndësishëm së gjithçka. Përgjegjësitë tona sociale deri tani shumë herë i kemi dëshmuar, pasi kjo është një prej pikave më kyçe të punës në FFM dhe është përgjegjësi e jona të ndihmojmë me shpresë se do të kontribuojmë në zbutjen e pasojave të kësaj situate”, shprehet presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.