Ballina Sport FFM pezullon stadiumin e Tikveshit!

FFM pezullon stadiumin e Tikveshit!

Screenshot

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka pezulluar stadiumin e Tikveshit. Ka qenë vet federata vendore që ka njoftuar vendimin për pezullimin e stadiumit të qytetit në Kavadar pas incidentit të ndodhur në duelin e luajtur Tikveshi – Vardari në kuadër të xhiros së gjashtë në LPFMV.

Marketing

“Sipas nenit 77, 87 dhe 90 të Rregullores së Garave të FFM-së, pezullohet stadiumi i Tikveshit për shkak të sulmit (hedhje të një shishe plastike) ndaj ndihmës gjyqtarit të dytë Goce Petrevskit, gjatë së cilës ndeshja u ndërpre”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Pezullimi do të zjgasë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Komisioni Disiplinor të FFM-së.

Komisioni i Garave të FFM-së sipas nenit 87 dhe 90-të të Rregullores së Garave e regjistroi ndeshjen Tikveshi – Vardari me rezutlat zyrtar 0:3.

Marketing
Exit mobile version