FIA ka publikuar kalendarin e ri për sezonin 2020 në Formula 1.
Gjatë ditës së sotme (e shtunë), FIA ka publikuar orarin për tetë garat e para në sezonin 2020 në Formula 1.
Sa i përket sezonit 2020, gjithçka do të fillojë në pistën e Spielberg, në Austri, më 5 korrik.
Sipas rregullave të FIA, duhet të zhvillohen së paku tetë gara në një sezon, për të pasur mundësi që të fitohet titulli i kampionit të botës.
5 dhe 12 korrik do të jenë datat për garat në Austri, kurse pastaj do të vazhdohet në Hungari për garën e 19 korrikut.
Silverstone në Britani do të ketë dy gara radhazi më 2 dhe 9 gusht.
Barcelona dhe Spa do të ndjekin datat e 16 dhe 19 gushtit, pastaj Monza organizon garën e 6 shtatorit.
Australia, Holanda dhe Monako janë vendet që kanë anuluar garat deri më tani.