Fialka, makineria koduese e pathyeshme e sovjetikëve

Kohët e fundit, zanati i mbajtjes së sekreteve ka ndryshuar. Shifruesit e së kaluarës janë mposhtur, nga një pajisje e koduar shumë më e fuqishme se çdo gjë që mund të kishin ëndërruar luftëtarët e Luftës së Ftohtë: smartfoni

Marketing

Nga Ana Borshkevskaja

Në fillim të Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik, kishte nevojë për një makineri të Pagabueshme, për të kriptuar mesazhet që u dërgonte aleatëve të saj. Dhe ky ishte një mision i frikshëm: kampionia e dikurshme në fushën e kriptografisë, makina gjermane Enigma, ishte zhbërthyer.

Dhe për më tepër, duhej që çdo sistem i ri i komunikimit të ishte jo vetëm i pathyeshëm, por që gjithashtu të funksiononte në gjuhë të ndryshme si polonisht, hungarisht, gjermanisht, rumanisht, spanjisht dhe natyrisht rusisht. Bashkimi Sovjetik, kishte pra nevojë për një mrrekulli teknologjike.

Kështu lindi Fialka, që në rusisht do të thotë “Vjollcë”. E krijuar në fundin e Luftës së Dytë Botërore, dhe e futur në përdorim në vitin 1956, Fialka zëvendësoi Albatross, një makineri kodimi sovjetike, që ishte në fakt edhe më komplekse sesa Enigma gjermane.

Nga vitet 1970, makineria e kriptimit Fialka, u përdor gjerësisht nga Pakti i Varshavës dhe nga vende të tjera komuniste. Ajo ishte në funksion deri në fillim të viteve 1990. Megjithatë ekzistenca e Fialka-s, mbeti një sekret i madh. Rusia nuk publikoi asnjë informacion rreth kësaj makinerie, deri në vitin 2005.

Deri më sot, grumbullimi i detajeve mbi këtë pajisje mbeti një sfidë. Por më në fund çdo amerikan, mund ta shohë atë personalisht:Një mostër e tij, u shfaq në këtë vit në Muzeun e ri të Spiunazhit të KGB në Nju Jork. Modeli, është ndër makineritë e para të këtij lloji që është shfaqur ndonjëherë për publikun.

Metodat e kriptimit të Fialka-s ishin të përparuara, por teknologjia bazë ishte e vjetër. Ashtu si Enigma, edhe ajo ishte një makineri elektromekanike e shifrimit, që vihej në lëvizje me anë të një sistemi me rrota. Tastiera e saj, i ngjante një makine tipike shkrimi, por trupi i saj dukej më shumë si një makineri shumë e avancuar, e pajisur me një seri rotorësh me gërmat që ndër-shkëmbeheshin, teksa shtypej në tastierë.

Makina kodon një mesazh, dhe pastaj një aparat elektrik vendos gërmat e tjera, për të përfunduar procesin e kriptimit. I përdorur kryesisht nga ushtria, Fialka ishte aq sekrete, sa që edhe ushtarët e trajnuar për ta përdorur atë, thuhej se detyroheshin të nënshkruanin kontrata të veçanta, ku pranonin se nuk do të udhëtonin jashtë vendit për 2 vitet në vazhdim.

Fialka, i tejkaloi mangësitë e Enigmës:kriptimi në makinerinë ruse ishte më i sigurtë, pasi ai përdorte 10 rrota rrotulluese prej letre, në krahasim me 3 ose 4 të Enigmës. Çdo rrotullim, i mundësonte Fialka-s të krijonte veçmas secilën letër. Në tërësi, makina mund të prodhonte më shumë se 500 trilionë kode.

Kriptimi i sovjetikëve ishte aq i avancuar, sipas Stefën Budianskit, që ka analizuar përpjekjet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së për të thyer kodet sovjetike në librin e tij “Luftëtarët e kodeve”, sa që ai mund të thyhej vetëm si pasojë e një gabimi njerëzor, vjedhjes ose dezertimit të dikujt.

“Ka qenë gjithnjë ka qenë më e lehtë, të krijohet një kod i mirë, sesa të thyhet një i tillë”- thekson ai. “Thyerjet më të rëndësishme që Shtetet e Bashkuara dhe sovjetikët bënë ndaj njëri-tjetrit gjatë gjithë Luftës së Ftohtë, ndodhën ose nëpërmjet mjeteve “të drejtpërdrejta”, si vjedhja e listave kryesore të kodeve, ose nga gabimet në procedura, që ofruan detaje të rëndësishme në lidhje me modelet e brendshme të sistemeve të kodimit”.

Edhe pse makineri si Fialka janë bërë zyrtarisht publike, sekretet kryesore mbeten. Një Kremlin paranojak, në vend se të pranojë historinë dhe të përballet me të ardhmen, inkurajon festimin e një të shkuare, në të cilën populli i tij shtypej, mbrohej fshehtësia, dhe ushqehej frika.

Kohët e fundit, zanati i mbajtjes së sekreteve ka ndryshuar. Shifruesit e së kaluarës janë mposhtur, nga një pajisje e koduar shumë më e fuqishme se çdo gjë që mund të kishin ëndërruar luftëtarët e Luftës së Ftohtë: smartfoni.

“Foreign Policy” – Bota.al

Marketing