Fier: Helmohen 58 nxënës dhe 2 mësues,Policia: Një nxënës përdori sprajt piperi

Rreth 60 nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier, janë helmuar në rrethana misterioze paraqiten e sotme. Gjatë kohës së pushimit të madh disa prej tyre janë rrëzuar përtoke në gjende të fikti, të tjetër kanë pasur lotim dhe kollë. Në pamje duken qartë nxënës dhe mësues të shtrirë në trotuar, që më pas u shoqëruan për në spitalin e Fierit.
Të tronditur, ata kanë rrëfyer moemntet kur janë ndjerë keq, ndërsa familjarët deklaruan se nuk do t’i çonin më fëmijët në shkollë.
Për këtë ngjarje ka reaguar ministrja e Arsimit Besa Shahini, duke thënë se do të merren të gjitha masat disiplinore ndaj autorit.
Ndërsa ish-deputeti demokrat i zonës ka thënë se kjo ngjarje po fshihet, pasi ndodh për herë të dytë brenda një jave.
Ndërkaq policia nëpërmjet një njoftimi bëri të ditur se dyshohet se një nxënës i kësaj shkolle ka hedhur një ambiet një spraj me përmbajtje piperi. Analiza për këtë lëndë helmuese, pritet të bëhen nesër në mëngjes.

Marketing