FIFA 19 ia dorëzon çmimin Rashicës

Milot Rashica ishte njëri prej lojtarëve më të mirë të Kosovës në 6 ndeshjet në Ligën e Kombeve.

Marketing

M’u për këtë ai ka marrë edhe një çmim për paraqitjen shumë të mirë, sidomos në ndeshjen kundër Maltës në Maltë dhe pastaj në ndeshjen në Prishtinë kundër Azerbajxhanit.

Kosova, arriti që të përfundojë e para në Grupin 3 të Ligës D te Kombeve, derisa më dy dhjetor do të mësojë skuadrat me të cilat do të ballafaqohet me kualifikime të drejtpërdrejta.

Kështu, në bazë të standardit të ri të kualifikimeve për Europian, Kosova do të shortohet në pesë grupet me nga pesë skuadra, në këtë rast do i bie të luaj me Zvicrën, Holandën, Portugalinë dhe Anglinë të cilat fituan grupet e tyre respektive në Ligën A, si dhe Belgjikën që ishte Kombëtarja më e mirë në vendin e dytë.

Rashica gjatë gjashtë ndeshjeve shënoi dy gola, kurse goli në Ishujt Faroe ishte më i bukuri.