FIFA dënon Al-Nassr, i bllokon transferimet

FIFA i ka ndaluar sauditëve të Al Nassr të regjistrojë lojtarë të rinj. Al Nassr, që përfundoi si i dyti në ligë vitin e kaluar, filloi ngjitjen në futbollit saudit kur ata transferuan Cristiano Ronaldon me një kontratë që vlen 173 milionë funte në vit.

Një mori emrash të tjerë të njohur janë zhvendosur në Arabinë Saudite kohët e fundit, duke përfshirë: Karim Benzema, Ruben Neves, N’Golo Kante, Kalidou Koulibaly dhe Edouard Mendy.

Marketing

Al Nassr ka sjellë Marcelo Brozoviç nga Interi, por e ardhmja e tyre sa i përket blerjeve të reja tani ka hyrë në një rrugë të pa qartë, pasi FIFA e ka ndaluar klubin të regjistrojë nënshkrime të reja, qofshin këto transferime vendase apo ndërkombëtare.

Vendimi i FIFA-s vlen për tri afate kalimtare dhe ka të bëjë me dështimin e klubit për të paguar shtesat ndaj Leicester Cityt si pjesë e një marrëveshjeje prej 14 milionë funtesh për sulmuesin nigerian Ahmed Musa.

Thuhet se Nassr u detyrohet “dhelprave” 390.000 funte, por ende nuk janë paguar dhe tani janë ndëshkuar si rezultat i kësaj.