FIFA dënon Manchester Cityn

Manchester City i është shmangur ndalesës për transfere për thyerjen e rregullave në nënshkrimin e lojtarëve të rinj – por është dënuar më 340 mij funte.

Marketing

Gjigantët nga Etihad është pritur që të dënohet njëjtë sikurse Chelsea, të cilëve nuk iu lejua që të nënshkruajnë me lojtarë të rinj deri në korrikun e 2020.

Blutë po ashtu kishin thyer rregullën e transferëve për transferin e “minorenëve”, por City ka shpëtuar dhe do të paguajëq vetëm 340 mijë funte.

Në fillim të këtij viti, një burim nga FIFA i kishte thënë SunSport se ka mundësi që City të dënohet nga FIFA si Chelsea.

“Ne jemi duke hetuar Cityn për një kohë të gjatë. Ne presim që të bëhet një paralajmërim shumë shpejt për City”, ka thënë ky burim.