FIFA publikon listën me dhjetë kandidatët për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, janë dy ndër dhjetë kandidatët për çmimin e trajnerit më të mirë të vitit të FIFA-s.

Marketing

Të nominuarit u zgjodhën nga një panel i ekspertëve të futbollit dhe FIFA i konfirmoi kandidatët e zgjedhur të mërkurën. Dhjetë të përzgjedhurit do të vlerësohet në bazë të arritjeve të tyre mes 16 korrikut të vitit 2018 dhe 19 korrikut të vitit 2019, transmeton Gazeta Express.

Edhe Guardiola, edhe Kloppi janë favoritë për këtë çmim për shkak të arritjeve të tyre gjatë sezonit të kaluar dhe rivalitetit që e patën në Premierligë. Manchester City u shpall kampion në fund me 98 pikë të grumbulluara, ndërsa Liverpooli e mbylli sezonin në pozitën e dytë, me vetëm një pikë më pak.

Manchester City gjithashtu e mori trofeun e Carabao Cup dhe FA Cup gjatë sezonit 2018/10, ndërsa Liverpoolit i Kloppit e kompensoi dështimin në Premierligë duke triumfuar në Ligën e Kampionëve, pasi e fitoi finalen kundër Tottenhamit me rezultat 2:0.

Përveç Guardiolën dhe Kloppit, edhe trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, është në këtë listë, pasi që ai arriti ta dërgojë skuadrën e tij deri në finale të Ligës së Kampionëve, deri në gjysmëfinale të Carabao Cup dhe e mori një vend në top katërshe të Premierligës.

Rrugëtimi historik i Ajaxit në Ligën e Kampionëve, nga ku u eliminuan për punë sekondash, ka bërë që trajneri Erik ten Hag gjithashtu të hyjë në këtë listë, përderisa edhe Marcelo Gallardo, i cili e drejtoi River Plate drejt triumfit në Copa Libertadores, është kandiduar.

Trajneri i Brazilit, Tite, është njëri ndër të nominuarit, për shkak se ekipi kombëtar brazilian triumfoi në Kupën e Amerikës për herë të parë pas 12 vjetësh këtë verë. Përveç Tites, edhe katër trajnerë të ekipeve kombëtare hynë në këtë listë.
Didier Deschmaps, i cili e fitoi çmimin për trajnerin më të mirë të vitit 2018 pas triumfit të Francës në Kupën e Botës, është kandiduar sërish. Ndërsa, trajneri i Algjerisë, Djamel Belmandi, e ka fituar një vend në këtë listë me suksesin e treguar në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Lista e plotë e trajnerëve të nominuar:
Jurgen Klopp, Liverpool
Pep Guardiola, Manchester City
Mauricio Pochettino, Tottenham
Djamel Belmadi, Algjeria
Didier Deschamps, Franca
Marcelo Gallardo, River Plate
Ricardo Gareca, Peru
Fernando Santos, Portugali
Erik Ten Hag, Ajax
Tite, Brazili

Në anën tjetër, për futbollin e vajzave dy ndër favoritët për ta marrë këtë çmim janë trajneri i Anglisë, Phil Neville, dhe trajnerja e SHBA-së, Jill Ellis, e cila triumfoi në Kupën e Botës për të dytën herë radhazi.

Lista e plotë e trajnerëve të nominuar:
Phil Neville, Angli
Jill Ellis, SHBA
Milena Bertolini, Itali
Peter Gerhardsson, Suedi
Futoshi Ikeda, Japoni
Antonia Is, Spanjë
Joe Montemurro, Arsenal
Reynald Pedros, Lyon
Paul Riley, North Carolina Courage
Sarina Wiegman, Holandë