FIFA rekomandon zgjerimin e Botërorit të Katarit

Trupa qeverisëse e futbollit botëror ka rekomanduar zyrtarisht zgjerimin e Kupës së Botës që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar, nga 32 ekipe aktualisht në 48 gjithsej, siç konfirmohet nga vet FIFA.

Marketing

Vendimi përfundimtar për këtë propozim do të merret pas votimit të anëtarëve, gjatë punimeve të Kongresit të FIFA-s në Paris, që do të mbahet në muajin qershor.
Mbështetja për zgjerimin e turneut erdhi pas takimit të pjesëtarëve të Këshillit Drejtues të FIFA-s, në Miami të Shteteve të Bashkuara.

Një studim fizibiliteti i kryer nga FIFA doli në konkluzionin se, zgjerimi i turneut në Katar do të sillte rreth 400 milionë dollarë të ardhura shtesë, por theksonte se duhej të ndodhte vetëm nëse disa ndeshje do të luheshin jashtë Katarit.

Marketing