Marrëdhënia dhe afërsia me Fifin dhe Granitin është komentuar më shumë se kurrë ditët e fundit teksa ata kanë fjektur të kapur përdore, kanë flirtuar dhe kanë diskutuar gjatë me njëri-tjetrin.
Të ftuar në dhomën e rrëfimit, ata kanë diskutuar mbi fazën në të cilën ndodhet raporti mës tyre pasi kanë pranuar se gjithçka do t’ja lënë kohës dyshja ka parë dhe një klip me mendimet e banorëve lidhur me afërsinë e tyre.
Komentet e bëra nga disa prej banorëve duket se e kanë lënduar Fifin e cila nuk nguroi të ballafaqohej me disa prej tyre sapo u kthye në dhomën e ndenies.
‘’Nuk e prita nga ty sepse ne të dyja kemi diskutuar gjatë’’,- i tha ajo Palomës e cila kishte shprehur qendrimin se mes dy të rinjve nuk do mund të kishte asgjë më shumë se miqësi.
Fifi nuk hezitoi të debatonte edhe me Semin të cilës ju drejtua me këto fjalë: Kishe thënë se në thjesht po tentojmë të qendrojmë të karikuar… gjë që ishte shumë e shpifur.