Fifi po mendon martesën? Ajo veçse ka gjetur këngëtarin për dasmë

Si shpeshherë, Fifi gjeti veten në kryetitujt e mediave rozë – kësaj herë u aludua për ndarje nga Adis Patushi.

Marketing

Edhe kësaj here Fifi u desh që me anë të një reagimi të gjatë në rrjete sociale të hidhte poshtë të gjitha thashethemet – mohimit të ndarjes iu bashkua edhe Adisi. Është më se e qartë që çifti po jeton në ditët më të bukura të dashurisë.

Lidhja e çiftit sa po vjen dhe po konsolidohet dhe madje Fifi ka gjetur edhe këngëtarin që dëshiron t’i këndojë në dasmë – kurdo që do të kemi një të tillë.

Ajo ka ndarë një postim në InstaStory teksa shihet bashkëqytetasi i saj, Labinot Tahiri duke performuar.

“Kur të martohem vëlla dua të më këndosh në dasmë”, shkruan Fifi në një postim në Instastory.

Marketing