Shpesh herë artistët shqiptarë janë akuzuar për blerje të klikimeve në projektet e tyre muzikore.
Përveç se janë akuzuar nga personalitete të ndryshme për këtë, ata së fundmi kanë filluar që edhe të “thumbojnë” njëri-tjetrin për këtë dukuri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja Fifi përmes një “InstaStory” ka ironizuar kolegët e saj për klikimet që marrin në projektet e tyre muzikore.
“Drake, bir më fal që s’je këtej nga ne se I kishe marrë 28 milion deri më tani”, ishte mbishkrimi i Fifit në një imazh ku kishte publikuar këngën e reperit Drake.
Theksojmë që Fifi njihet për miqësitë e mira që ka me disa nga përformuesit në trojet shqiptare.