Fifi është njëra ndër personazhet më të njohura e të përfolura publike, nganjëherë nuk është vetëm artistja e këngëtarja e dashur për të gjithë.
Përvec komplimentave që merr për projektet e pjesëmarrjen e saj në kompeticione të ndryshme ajo shpesh merr komente edhe për peshën e saj trupore.
Së fundmi këngëtarja, e cila njihet për natyrën e saj të çiltër e pa komplekse ka postuar një video në profilin e saj zyrtar në Instagram, teksa këndon këngën të cilën e ka vënë edhe në sfond, “Beautiful” të Flori Mumajesit edhe Ledrit.
Fifi përshëndet me videon e publikuar të gjithë personat të cilët i dërgojnë mesazhe dhe e bullizojnë për pamjen e saj fizike, duke e quajtur të shëndoshë, të trashë e të tjera emërtime si këto.
“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu. Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë”, shkruan këngëtarja poshtë videos së publikuar.
https://www.instagram.com/p/BsWstVgnMLK/?utm_source=ig_embed