Figo e mohon të ketë pasur lidhje romantike me Guardiolën

Luis Figo e ka mohuar të ketë pasur marrëdhënie romantike mes tij dhe Pep Guardiolës, përkundër që një gjë e tillë spekulohej që një kohë në botën e futbollit.

Marketing

Pep Guardiola dhe Luis Figo kishin qenë bashkëlojtarë dhe shokë të mirë gjatë kohës sa kishin luajtur bashkë në Barcelonë. Por, përderisa e pranon se ishin të afërt më njëri-tjetrin, fituesi i Topit të Artë 2000 mohon të ketë pasur më shumë sesa shoqëri mes tij dhe Guardiolës.

“Guardiola ishte një shok i mrekullueshëm”, tha Figo, në një intervistë të dhënë për ICON.

“Ai më ndihmoi shumë, ishte shoku im i dhomës. Por, nuk kishte asgjë më shumë sesa kaq. Mua më pëlqejnë gratë”.

Kur u pyet pse asnjë lojtar i La Ligës ende s’ka treguar publikisht se i përket komunitetit LGBT+, Figo u përgjigj: “Futbolli është shumë i ligë. Ti luan çdo të diel dhe do të kritikoheshe për atë gjë e jo për paraqitjen tënde”.

“Askush s’e ka pranuar këtë për shkak se dëshiron të ndihet i sigurt, jo për shkak të turpit”.

Figo është i martuar me Helen Svedinin, me të cilën i ka tre vajza. Ish-bashkëlojtari i tij në Real Madrid, Ronaldo brazilian, një herë i kishte thënë presidentit të klubit, Florentino Perez, “po ta kisha gruan që e ka Figo, do të rrija gjithmonë në shtëpi”.

“Unë e kam ditur për këtë deklaratë, sepse ai e kishte thënë kur ishim në zhveshtore. Por, unë e fal Ronin sepse ai po bënte shaka. Mirëpo, ai s’e di se unë e lija shpinë kur gruaja ime flinte”, shtoi Figo.

Marketing