Fikja e dritave të kryqit në Shkup, Bekteshi i përgjigjet Hoxhës: S’kanë fuqi as të iniciojnë propozime( VIDEO)

-Siç duket nuk e kanë as atë fuqi që të iniciojnë propozime, e jo më të miratojnë propozime, kjo ndodh kur nuk e ke legjitimitetin e popullit dhe si humbës çdo herë ke të vetmin qëllim që të vijnë në pushtet, kështu iu përgjigj propozimit të Arijanit Hoxhës nga Lëvizja Besa, për fikjen e dritave të kryqit në Vodno, si masë për kursimin e energjisë elektrike, përcjell TV21. Bekteshi tha institucionet fetare janë shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në vend.
“Ato të cilët konsumojnë më shumë energji elektrike janë objektet fetare, qofshin kishat apo edhe xhamitë. Sa i përket kryqit në Qytetin e Shkupit, është ingirencë e qytetit të Shkupit dhe përpara që të japim propozime të tilla, është mirë që përgjegjësinë që e kanë marrë dhe kanë koalicion të shumicës në Qytet të Shkupit, pikërisht përmes këshilltarëve të tyre që të dalin me propozim që të sjellin masa sa i përket kursimit të energjisë elektrike”, deklaroi Bekteshi. https://fb.watch/fyU4tW8VxA/

Marketing